gashi viziton biblioteken kombetare universitare ne diten boterore te librit 6809330ac74d9

Gashi viziton Bibliotekën Kombëtare Universitare në Ditën Botërore të Librit

April 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka vizituar Bibliotekën Kombëtare Universitare në Ditën Botërore të Librit.

“Në Ditën Botërore të Librit, pata kënaqësinë të vizitoj Bibliotekën Kombëtare Universitare, një tempull ku kam kaluar vitet më të rëndësishme të jetës, duke kërkuar përgjigje dhe duke u ushqyer me dituri.

Në një ambient të ngrohtë dhe miqësor, pata rastin të zhvilloj një bisedë të hapur me studentë, profesorë, autorë dhe punonjës të përkushtuar të bibliotekës- njerëz që ndajnë një pasion të përbashkët për librin dhe bibliotekën. U informova për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen studentët dhe personeli, si dhe ndava me ta përvojat e mia personale. Diskutuam për fuqinë e librit dhe rolin e bibliotekës në formësimin e një shoqërie më aktive dhe më të zhvilluar.

Kjo vizitë ishte një terapi shpirtërore dhe frymëzuese, që përveç se më riktheu në vite, më rikujtoi se libri nuk ka vlerë vetëm për atë që pëmban, por edhe për urat që ndërton mes njerëzve, ideve dhe botëkuptimeve”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

apple dhe meta gjobiten nga komisioni europian 680931ddd0a19
Story i mëparshëm

Apple dhe Meta gjobiten nga Komisioni Europian

mexhiti institucionet e qeverise ne vazhdimesi marrin masa kunder ndotjes se ajrit 6809330ba0cc7
Story i radhës

Mexhiti: Institucionet e qeverisë në vazhdimësi marrin masa kundër ndotjes së ajrit

Të fundit nga

Gratë e humbin mendjen… kur janë të dashuruara

Nga pikëpamja e trurit dhe ndjenjave, dashuria nuk është thjesht ndjenjë, është një përvojë neurologjike intensive. Kur gratë bien në dashuri, shpesh vërehet një ndryshim i dukshëm në mënyrën si mendojnë, ndihen
ShkoLartë