Notari Mal Gashi është tërhequr nga gara e sotme e 1500 metra krol.
Arsyeja e tërheqjes është për shkak të shëndetit jo të mirë që e përcolli dje dhe sot në EYOF 2022 Banská Bystrica.
Malit i urojmë shëndet dhe fat në garat e ardhshme ndërkombëtar, njofton KOK-u.
Kosova po përfaqësohet me 13 sportistë në Sllovaki.