Gashi: Të mësojmë të respektojmë veten, njëri-tjetrin dhe qytetarët që na kanë zgjedhur

March 12, 2025
1 minut lexim

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë pjesë në punëtorinë mbi Integritetin Parlamentar dhe Kodin e Etikës, e organizuar nga Misioni i OSBE-së dhe NDI, në bashkëpunim me Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

“Në fjalën time, shpreha mbështetje të plotë për çdo iniciativë që forcon kulturën politike dhe promovon një sistem të besueshëm me vlera demokratike. Theksova nevojën për një angazhim të përbashkët për avancimin e një kodi etik të qartë, me sanksione eksplicite për shkeljet, duke siguruar një Kuvend të respektuar, të përgjegjshëm dhe transparent”, deklaroi Gashi.

Në fund, Gashi ka kërkuar që përpara se të respektojnë kodin etik, duhet të mësojnë të respektojnë veten, njëri-tjetrin dhe qytetarët që i kanë zgjedhur, duke pasur parasysh se çdo veprim dhe fjalë ka ndikim në imazhin dhe besueshmërinë e këtij institucioni.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kina lançon një fond teknologjik 11 miliardë dollarësh

Story i radhës

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu edhe më lart në ranglistën botërore

Të fundit nga

Mexhiti takon Zelenskin: Mbështesim Ukrainën

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se me ftesë të Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, po qëndron në Odesa, ku po mbahet Samiti “Ukrainë – Evropa Juglindore”. “Në këto kohë të vështira për
sqmken
ShkoLartë