gashi takon presidentin e shqiperise begaj vazhdojme ta mbeshtesim njeri tjetrin 67ee9cd630592

Gashi takon presidentin e Shqipërisë, Begaj: Vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin!

April 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar për takimin që ka patur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Kisha nderin e madh që bashkë me zv. kryeministrat Izet Mexhiti dhe Arben Fetai të mirëpresim në Shkup Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ky takim ka rëndësi të veçantë, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore dhe bashkëpunuese.
Ishte një bisedë shumë konstruktive dhe e ngrohtë, ku shkëmbyem mendime dhe ide për përforcimin e partneritetit tonë strategjik. Diskutuam për mundësitë e përbashkëta që na ofron e ardhmja, për rrugën e integrimit europian dhe për sfidat që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
Theksuam nevojën për të forcuar më tej angazhimin tonë dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe prosperuese”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

durmishi kontrolli i brendshem dhe ai nga revizioni shteteror jane kerkuar me qellim transparence dhe llogaridhenie 67ee9cd35fbef
Story i mëparshëm

Durmishi: Kontrolli i brendshëm dhe ai nga Revizioni Shtetëror janë kërkuar me qëllim transparence dhe llogaridhënie

gashi takohet me sekretarin e pergjithshem te federates nderkombetare te gazetareve antoni belanger 67ee9cd8ecb0e
Story i radhës

Gashi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Antoni Belanger

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë