gashi takon banoret e cellopekut ne fokus shqetesimet dhe zhvillimi i bervenices 6ac92d61c8861

Gashi takon banorët e Çellopekut, në fokus shqetësimet dhe zhvillimi i Bërvenicës

October 9, 2026
1 minut lexim

Kryeparlamentari Afrim Gashi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Bekim Sali, deputetin Adnan Azizi, ish-deputetin Salim Sulejmani dhe kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Çellopek.

Përmes një njoftimi, Gashi bëri të ditur se gjatë takimit patën mundësi të dëgjojnë nga afër mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve.

“Zhvilluam një takim pozitiv me banorët, ku patëm mundësi të dëgjojmë nga afër mendimet, shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre”, ka shkruar Gashi.

Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe bisedën e hapur, duke theksuar angazhimin për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e komunës.

“I falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e hapur, ndërkaq theksuam mbështetjen dhe angazhimin tonë për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e Komunës”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit.

Takimi në Çellopek vjen në kuadër të aktiviteteve me qytetarët në Komunën e Bërvenicës, ku Jakup Huseini është kandidati i VLEN-it për kryetar komune.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ylli i house of the dragon simon russell beale jep perditesim per shendetin pas kancerit 6ac92ad17725e
Lajmi i mëparshëm

Ylli i “House of the Dragon” Simon Russell Beale jep përditësim për shëndetin pas kancerit

prespa drejt unesco s maqedonia e veriut greqia dhe shqiperia bashkojne forcat 6ac92eaf26a12
Lajmi i radhës

Prespa drejt UNESCO-s, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria bashkojnë forcat

Të fundit nga

ShkoLartë