Gashi takohet me Orbanin: E falënderova Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian të vendit

1 minut lexim

 

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

“Sot pata takim me Presidentin e Qeverisë së Republikës së Hungarisë, Viktor Orbán, i cili po viziton vendin.

E falënderova Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian të vendit, që është padyshim rezultat i marrëdhënieve që vendet tona kanë ushqyer që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1994.

E informova për themelimin e Grupit për Bashkëpunim me Hungarinë në fillim të mandatit dhe i bëra ftesë Kryetarit të Parlamentit hungarez që të vizitojë vendin, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe zhvillohet në të gjitha nivelet, përmes vizitave kthyese presidenciale, grupet për bashkëpunim, deputetë dhe zyrtarë”, ka shkruar Gashi.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Është i nevojshëm bashkëpunim strategjik në luftën kundër migracionit ilegal për të ruajtur identitetin dhe përcaktimin kombëtar, thekson Orbani

Story i radhës

Shtimja miraton buxhetin për 2025, planifikohen 22 paga nga zyra e kryetarit

Të fundit nga