Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar një takim me Faruk Nezirin, një kuzhinier me famë ndërkombëtare.
“Ai ka fituar disa çmime prestigjioze ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të çmuar në botën e gastronomisë. Diskutuam për sfidat dhe arritjet e tij, dhe më gëzoi lajmi që së shpejti, së bashku me shqiptarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut, do të hapin një restorant cilësor në Graz të Austrisë. Karriera e tij është një histori inspiruese që tregon se pasioni dhe puna e palodhur çojnë në suksese të jashtëzakomshme. I urova suksese në vazhdim dhe shpreha mbështetjen time të plotë për të dhe për të gjithë ata që na përfaqësojnë me krenari në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.
Burimi: alfax.mk