gashi takim me gazetaret thekson rendesine e transparences dhe komunikimit me publikun 69f39a640c7d1

Gashi takim me gazetarët: Thekson rëndësinë e transparencës dhe komunikimit me publikun

April 30, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar takimin e rregullt me gazetarët, ku në fokus kanë qenë aktivitetet aktuale të Kuvendit dhe çështjet me interes për publikun.

Gashi theksoi se komunikimi i vazhdueshëm me mediat mbetet një element kyç për forcimin e transparencës institucionale dhe rritjen e besimit të qytetarëve.

“Realizova takimin e rregullt me gazetarët, ku diskutuam mbi aktivitetet aktuale të Kuvendit dhe çështjet me interes për publikun. Do të vazhdojmë të forcojmë komunikimin me mediat në funksion të rritjes së besimit dhe llogaridhënies institucionale,” deklaroi Gashi.

Sipas tij, Kuvendi do të vazhdojë të punojë në drejtim të hapjes më të madhe ndaj opinionit publik dhe garantimit të një komunikimi të rregullt dhe transparent me mediat.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

projekti i ri ajshe nis fuqishem reagime pozitive nga publiku 69f394823790f
Lajmi i mëparshëm

Projekti i ri “Ajshe” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

elezi vlen do e zgjidh ceshtjen e provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe 69f39bae5940a
Lajmi i radhës

Elezi: VLEN do e zgjidh çeshtjen e provimit të jurisprudences në gjuhën shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë