elezi vlen do e zgjidh ceshtjen e provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe 69f39bae5940a

Elezi: VLEN do e zgjidh çeshtjen e provimit të jurisprudences në gjuhën shqipe

April 30, 2026
1 minut lexim
AMIR ELEZI 2 FOTO

Në emisionin “Pika e Takimit”, Amir Elezi, përfaqësues i lartë i VLEN-it, foli për zgjidhjen e çështjes së provimit të jurisprudencës për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, si dhe për angazhimin e drejtpërdrejtë të tyre drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi disa vjeçar.

“Ajo që është për keqardhje është se, për disa vite me radhë, edhe pse kishte shumë ministra shqiptarë, nuk u bë e mundur që provimi i jurisprudencës të zhvillohej edhe në gjuhën shqipe. Meqë interpretimi i ligjit qenka i saktë dhe kaq mirë i strukturuar, atëherë shtrohet pyetja: përse nuk e realizuan këtë derisa ishin në pushtet? Sidoqoftë, kjo tani nuk ka më rëndësi. VLEN është në pushtet dhe tashmë ka formuar grupe pune që po merren me zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në takime konsultative janë ftuar edhe studentët që protestuan dhe e aktualizuan çështjen e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Gjithashtu, siç e kam theksuar, edhe përfaqësuesi ynë më i lartë në ekzekutiv, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, është duke u marrë me këtë çështje. Unë jam optimist, duke pasur parasysh se nuk mungon angazhimi, nuk mungon përkushtimi, nuk mungon dija dhe debati brenda VLEN-it. Jam i bindur se kjo çështje do të marrë zgjidhje”, ka deklaruar Amir Elezi, përfaqësues i lartë i koalicionit VLEN.

 

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi takim me gazetaret thekson rendesine e transparences dhe komunikimit me publikun 69f39a640c7d1
Lajmi i mëparshëm

Gashi takim me gazetarët: Thekson rëndësinë e transparencës dhe komunikimit me publikun

nafta arrin rekord te ri kriza shba iran rrezikon rritje cmimesh globale 69f3ada5f22fc
Lajmi i radhës

Nafta arrin rekord të ri, kriza SHBA-Iran rrezikon rritje çmimesh globale

Të fundit nga

Gjermani, kjo është norma e rritjes ekonomike

Ekonomia gjermane u rrit me 0.3% në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi zyrtar të publikuar të enjten. Shifra çuditërisht pozitive, bazuar në të
ShkoLartë