Gashi: Shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur në Mal të Zi

January 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 janar – Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka shpreh ngushëllime për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Mal të Zi.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Cetinje, Mal i Zi, ku dhjetëra njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një akt i paprecedentë dhune.

Bashkëndjejmë me popullin malazez në këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre.

Kuvendi i RMV shpreh solidaritetin e plotë dhe mbështetje për autoritetet që po punojnë për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie”, shkruan Gashi.

Përndryshe dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski për MIA: Jam i gatshëm për dialog rreth unitetit për qëllime strategjike

Story i radhës

Me kapuç, pelerinë dhe dorashka “boshatiste” marketet e Vlorës, arrestohet hajduti

Të fundit nga

Vdes trajneri që stërviti Luka Modriçin    

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare trajneri që i dha mundësinë Luka Modriçit, Franjo Xhiidiç, njoftoi skuadra boshnjake Zrinjski nga Mostari. Ai vdiq në këtë qytet dhe pikërisht në Zrinjski la
ShkoLartë