Gashi ‘shpërthen’ ndaj Von Cramon – ‘zbulon’ misterin e deklaratës së saj kundër Kosovës!

August 15, 2023
1 minut lexim

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka deklaruar se Kosovës po i mungon kredibiliteti në mesin e faktorit ndërkombëtar.

Ajo thotë se Kosova duhet t’i përmbush obligimet e saj para se të flas për palën serbe.

“Problemet e juaja nuk i zgjidhni duket e kërkuar fajin diku tjetër.”

E ndaj kësaj deklarate të Cramon ka reaguar ashpër analisti Lirim Gashi.

Ai në një postim në Facebook shtroi pyetje se si ka mundësi që eurodeputetja në fjalë të ndryshoi tërësisht qëndrimin e saj për Kosovën.

“Lind pyetja, pse ajo ndryshoi pikëpamjet e saj ndaj nesh për njëqind e tetëdhjetë gradë?

Si është e mundur?

Më duhet ta zbuloj misterin, megjithëse tashmë e di përgjigjen.

Si duket, zonja von Cramon harron se nuk ishim ne që i morëm obligimet përsipër, por tradhtari ynë numër një Hashim Thaçi, që e trajtoi shtetin si pronë private të trashëguar nga babai i tij”, shkroi ndër të tjera Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edhe eurodeputetja Von Cramon tani është kundër nesh, ndonëse ne jemi të njëjtit njerëz nga i njëjti popull të cilin ajo dikur e mbështeste.

Ajo po na thotë, me apo pa vetëdije, se ne duhet t’i përmbushim detyrimet tona ndaj Serbisë, dhe kjo tingëllon sikur Albin Kurti t’u thoshte hebrenjve: “Ju duhet t’i përmbushni patjetër detyrimet tuaja ndaj shtetit dhe popullit gjerman, sepse ata vetëm 6 milionë hebrenj i kanë helmuar në dhomat e gazit, me helme kimike të llojit më të butë.

Lind pyetja, pse ajo ndryshoi pikëpamjet e saj ndaj nesh për njëqind e tetëdhjetë gradë?

Si është e mundur?

Më duhet ta zbuloj misterin, megjithëse tashmë e di përgjigjen.

Si duket, zonja von Cramon harron se nuk ishim ne që i morëm obligimet përsipër, por tradhtari ynë numër një Hashim Thaçi, që e trajtoi shtetin si pronë private të trashëguar nga babai i tij që dikur ishte kujdestar i vreshtave dhe qershive të Drenicës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush është Besnik Mujeci, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që u kap me drogë në Shqipëri

Story i radhës

Trajneri i ri i Italisë, zbulohet “pengmarrja” e Spallettit nga klauzola

Të fundit nga

ShkoLartë