Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Dafina Stojanovska kanë vizituar Institucion e Transfuziologjisë ku janë pritur nga drejtori Amir Elezi dhe ekipi i tij.
“Kisha kënaqësinë që bashkë me deputetët Bekim Sali dhe Dafina Stojanovska, të vizitoja Institutin e Transfuziologjisë, ku u prita nga drejtori Amir Elezi dhe ekipi i tij profesional. U informova nga afër për punën e rëndësishme që bëhet në këtë institucion jetik për sistemin tonë shëndetësor, si dhe për sfidat me të cilat përballen. Gjatë takimit, diskutuam edhe mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen institucionale që meriton ky institucion. Përfundimisht, angazhimi i personelit mjekësor nuk ka një çmim, prandaj vlerësova përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore për shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Burimi: alfax.mk