Sot, bashkë me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, kisha kënaqësi që në zyrën time ta pres Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. z. Fatos Reka.
Me këtë rast biseduam për aktualitetin politik, për mundësitë e ndryshimeve kushtetuese, që duhet të bëhen për shkak të procesit integrues dhe tema të tjera të zhvillimeve politike. Në frymë të kësaj e njoftova Ambasadorin Reka për propozimin e Alternativës që, gjatë hapjes së ndryshimeve kushtetuese, në kushtetutë ta sanksionojmë se lëndët e korrupsionit politik të mos vjetrohen asnjëherë.
Ambasadori Shqiptar e vlerësoi iniciativën e Alternativës dhe na inkurajoi të punojmë që ajo të gjejë mbështetje nga spektri politik i vendit.
Bashkë me Ambasadorin konstatuam se lufta kundër korrupsionit është një vlerë europiane, nga e cila përfitojnë të gjithë e, veçmas, shtetet tona.