Gjatë vizitës zyrtare në Stokholm, kryetari i Kuvendi, Afrim Gashi ka zhvilluar takim me Kevin Casa-Zamora, Sekretar i Përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë për Zgjedhjet (IDEA).
“Gjatë këtij takimi, diskutuam për rëndësinë e forcimit të proceseve demokratike dhe mbështetjes për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndamë pikëpamjet dhe praktikat në fushën e reformave zgjedhore dhe në përmirësimin e transparencës dhe integritetit të institucioneve zgjedhore, ndërsa shprehëm gatishmëri për definuar hapa konkret të bashkëpunimit në këto fusha, gjë që do t’i kontribonte përparimit të vendit në ngritjen e standareve europiane“, njofton Gashi në Facebook.
Burimi: alfax.mk