Gashi: Ne do të fitojmë, kur do ta bëjmë rrogën 1000 euro

“Kur do ta mbajmë rininë në vend dhe ta rrisim rrogën më së paku 1000 euro, atëherë kjo është fitore”.

Kështu u shpreh lideri i Alternativës, Afrim Gashi nga Tetova teksa foli për shpërnguljen e të rinjve nga vendi.

“Nëse lejojmë që të na ikin të rinjtë jashtë, atëherë kemi dështuar totalisht të gjithë. Atëherë nuk është me rëndësi se kush i fiton zgjedhjet. Çfarë është me rëndësi se kush i fiton zgjedhjet nëse nuk i kemi në shtëpitë tona vëllezërit dhe motrat? Çfarë na duhet ajo fitore? Të mendojmë pak për konceptin e fitores? Çfarë është fitorja? Që 30 vjet në shtet”, tha Gashi.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Këto janë skuadrat që u kualifikuan në çerekfinale të Champions League

Story i radhës

“Shefi i politikës së jashtme të BE-së nuk ishte ftuar në Izrael”

Të fundit nga