gashi ne 20 vjetorin e oemvp se bashkepunimi me sektorin privat celes per zhvillimin ekonomik 6a1f5450e639a

Gashi në 20-vjetorin e OEMVP-së: Bashkëpunimi me sektorin privat, çelës për zhvillimin ekonomik

June 3, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në mbrëmjen solemne të organizuar me rastin e 20-vjetorit të Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku vlerësoi rolin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit.

FB IMG 1780434253324

Në fjalimin e tij, Gashi theksoi kontributin e Odës në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sipërmarrjes dhe avancimin e klimës së biznesit, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat.

“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat mbetet kyç për një ekonomi më konkurruese dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët”, deklaroi Gashi.

Ai uroi drejtuesit dhe anëtarët e Odës për jubileun e rëndësishëm, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre në mbështetjen e biznesit dhe zhvillimin ekonomik.

“Uroj që të vazhdojnë me suksese të mëtejshme në misionin e tyre”, tha Gashi gjatë ceremonisë solemne.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sinan vllasaliu pritet te kendoje ne dasmen e dua lipes me callum turner 6a1f51866da40
Lajmi i mëparshëm

Sinan Vllasaliu pritet të këndojë në dasmën e Dua Lipës me Callum Turner?

tragjedi ne itali humb jeten ne aksident 44 vjecari nga gradeci fidan hamiti 6a1f55723f03c
Lajmi i radhës

Tragjedi në Itali: Humb jetën në aksident 44-vjeçari nga Gradeci, Fidan Hamiti

Të fundit nga

ShkoLartë