Gashi mirëpriti ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

1 minut lexim
I pari i Alternativës, Afrim Gashi së bashku me nënkryetaren Safije Sadiki kanë pritur ambasadorin e Shqipërisë në vend, Fatos Reka.
Sot, bashkë me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, kisha kënaqësi që në zyrën time ta pres Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. z. Fatos Reka. Me këtë rast biseduam për aktualitetin politik, për mundësitë e ndryshimeve kushtetuese, që duhet të bëhen për shkak të procesit integrues dhe tema të tjera të zhvillimeve politike.
Në frymë të kësaj e njoftova Ambasadorin Reka për propozimin e Alternativës që, gjatë hapjes së ndryshimeve kushtetuese, në kushtetutë ta sanksionojmë se lëndët e korrupsionit politik të mos vjetrohen asnjëherë. Ambasadori Shqiptar e vlerësoi iniciativën e Alternativës dhe na inkurajoi të punojmë që ajo të gjejë mbështetje nga spektri politik i vendit. Bashkë me Ambasadorin konstatuam se lufta kundër korrupsionit është një vlerë europiane, nga e cila përfitojnë të gjithë e, veçmas, shtetet tona.
Story i mëparshëm

Qendra të reja grumbulluese, shpresë për plasmanin e bujqve

Story i radhës

Tërheq fatin e keq: Nuk duhet të mbani ujë në këto vende në shtëpi

Të fundit nga