Në vazhdën e takimeve të kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot në takim atë e mirëpriti edhe kryetari i Alternativës, pjesë e shumicës parlamentare, Afrim Gashi
Siç njofton Gashi, Konjufca është mik i tij i hershëm ndërsa gjatë takimit është diskutuar për marrdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve por edhe për hallet e përbashkëta kombëtare e shtetërore.
“Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk janë vetëm dy vende miqësore fqinje, por edhe dy shtete që kanë aspirata të përbashkëta euroatlantike dhe kjo është rruga në të cilën ato e ndihmojnë dhe e mbështesin njëra-tjetrën. Në këtë aspekt, ne jemi mbështetësit e Republikës së Kosovës në këtë rrugë, ndërsa unë personalisht – edhe si kosovar me origjinë, por edhe si kryesues i grupit deputetëve të miqësisë mes dy kuvendeve – u zotova se do të jem zëdhënës në forcimin e kësaj miqësie dhe avancimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e Gashit.