Gashi: Kjo qeveri vazhdon deri më 2024

1 minut lexim

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi pas mbarimit të takimit të partnerëve të koalicionit, në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo shumicë parlamentare është stabile dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, përcjell Nistori.

“Shumica parlamentare është stabile dhe funksionon normalisht. Përkundër thirrjeve të pazëshme të opozitës maqedonase, kjo qeveri vazhdon deri më 2024. Vazhdojmë…”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, doli para mediave për të treguar se çka kanë diskutuar.

Ai tha se ndër diskutimet ka qenë propozimi francez, derisa theksoi se në lidhje me këtë Qeveria do të jap edhe një qëndrim të saj.

Kryeministri, një rëndësi të veçantë i dha edhe opozitës, ku tha se me partnerët e koalicionit kanë diskutuar se si opozita për dy vite radhazi, me kërcenime dhe bllokada kanë bllokuar ligjet për qytetarët, ligjin për buxhetin e shumë ligje të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çka e pret RMV-në pas propozimit francez? Ja çfarë thonë ekspertët

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Nëse nuk ka zgjedhje, bllokojm institucionet

Të fundit nga