gashi jemi te angazhuar per nje marreveshje rreth ligjit per perfaqesim te drejte 6afb0e2262249

Gashi: Jemi të angazhuar për një marrëveshje rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

November 16, 2026
1 minut lexim

Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se ende nuk është arritur konsensus mes deputetëve për votimin me Badenter. Ai theksoi se ligji do të vendoset në rend dite sapo të krijohen kushtet, ndërsa po punohet për arritjen e një marrëveshjeje. Propozimi, i cili synon të plotësojë zbrazëtirën ligjore pas shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit, i ka votat e nevojshme të shumicës, por kundërshtohet nga opozita. Për shkak të mungesës së mbështetjes për votimin me Badenter, në Kuvend kanë mbetur të bllokuara edhe ligji për vetëqeverisje lokale, arsimin e lartë dhe disa ligje të tjera në fushën e arsimit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben zeqiri nuk mbulohen deshtimet me asfallt 6afaf3539515d
Lajmi i mëparshëm

Arben Zeqiri: Nuk mbulohen dështimet me asfallt

manxhuka publikon sqarimin e kurtit per vendimin ndaj serbise 6afb0e7fe0e9d
Lajmi i radhës

Manxhuka publikon sqarimin e Kurtit për vendimin ndaj Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë