Përplasje mes Arben Zeqirit dhe Arbër Kadriut ne emisionin “Dialog te Lajmi”: “Gjuha shqipe dhe përfaqësimi i drejtë nuk mbulohen me asfalt!”
Një debat i ashpër është zhvilluar mes Arben Zeqirit nga Lidhja Shqiptare dhe Arbër Kadriut nga VLEN-i, ku Zeqiri kritikoi përqendrimin te projektet infrastrukturore, duke theksuar se asfalti nuk mund të mbulojë çështjet e pazgjidhura të gjuhës shqipe, përfaqësimit të drejtë dhe provimit të jurisprudencës, ndërsa Kadriu e ftoi të shohë edhe projektet e tjera të realizuara.
Arben Zeqiri- Lidhja Shqiptare: Prap po kaloni, arsyetoni me asfalltin. Me asfallt nuk mbulohet gjuha shqipe. Me asfallt nuk mbulohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuate. Me asfallt nuk mbulohet provimi i jurisprudencës.
Arbër Kadriu – VLEN: Hajde po shkojmë sëbashku.
Arben Zeqiri- Lidhja Shqiptare: Po ta pranoj krejt asfallt e keni bërë krejt maqedonin lule e keni bërë.
Arbër Kadriu – VLEN: Hajde ti shohësh të gjitha projektet. Ti kapesh vetëm te asfalti. Eja t’i shohim edhe të tjerat.
Arben Zeqiri- Lidhja Shqiptare: Nuk mbulohet gjuha shqipe me asfallt, Arbër është gabim.
Arbër Kadriu – VLEN: Mua më ke Është gabim. Mua më ke transparent.
Burimi: lajmpress.org


