gashi jam deputet i alternatives ne kuader te koalicionit vlen mbetem besnik ndaj votuesit 6804ce1f1b930

Gashi: Jam deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN, mbetem besnik ndaj votuesit

April 20, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka sqaruar se ai si deputet mbetet besnik ndaj votuesit. Ai ka ritheksuar se është dhe mbetet deputet i Alternagtivës dhe koalicionit VLEN.

Postimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:

Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN.

Natyrisht, nga detyra e Kryetarit të Kuvendit përpiqem të jem i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, sepse kështu më ngarkon përgjegjësia kushtetuese dhe funksioni që e ushtroj.

Me këtë rast më duhet të sqaroj se, përkundër synimit për senzacion nga media të caktuara, konsistenca politike dhe morali politik vazhdojnë të jenë udhërrëfyes të angazhimit tim publik.

Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

bdi uron pashket per te gjithe te krishteret ortodokse dhe katolike 6804ce1e98422
Story i mëparshëm

BDI uron Pashkët për të gjithë të krishterët ortodoksë dhe katolikë

aeroporti i ohrit ka regjistruar 20 per qind me shume udhetare se ne vitin e kaluar 6804ce2310c94
Story i radhës

Aeroporti i Ohrit ka regjistruar 20 për qind më shumë udhëtarë se në vitin e kaluar

Të fundit nga

ShkoLartë