I dërguar nga Kryetari Abdixhiku, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alush Gashi, u prit sot në ndërtesën Eisenhower të Shtëpisë së Bardhë nga Josh Black, Asistent Special i Presidentit të SHBA-ve dhe Drejtor i Lartë për Çështjet Shumëpalëshe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (National Security Council).
Në takim u diskutua mbi Partneritetin Strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndjekur temat e ngritura nga Kryetari Abdixhiku gjatë vizitës së tij në Washington.
Fokusi i bisedës ishte anëtarësimi në NATO dhe përcaktimi i një rruge të qartë për integrimet evropiane, veçanërisht në një kohë kur brenda BE-së ka disonanca lidhur me zgjerimin.
Postimi i plotë:
LDK i ka dyert e hapura në Washington
I dërguar nga Kryetari Abdixhiku, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Prof. Dr. Alush Gashi, u prit sot në ndërtesën Eisenhower të Shtëpisë së Bardhë nga z. Josh Black, Asistent Special i Presidentit të SHBA-ve dhe Drejtor i Lartë për Çështjet Shumëpalëshe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (National Security Council).
Në takim u diskutua mbi Partneritetin Strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndjekur temat e ngritura nga Kryetari Abdixhiku gjatë vizitës së tij në Washington. Fokusi i bisedës ishte anëtarësimi në NATO dhe përcaktimi i një rruge të qartë për integrimet evropiane, veçanërisht në një kohë kur brenda BE-së ka disonanca lidhur me zgjerimin.
Nën qeverisjen e LDK-së, Kosova dhe Amerika do të forcojnë partneritetin strategjik dhe do të vazhdojnë një aleancë të ndërtuar mbi besim dhe vlera të përbashkëta.
Burimi: botasot.info