Gashi: Është shënuar përmirësim i dukshëm në funksionimin dhe transparencën e Parlamentit

April 27, 2025
1 minut lexim

Kryeparëlamentari, Afrim Gashi, në një intervisrtë për Radion Evropa e Lirë tha se ndjehet si një nxënës në detyrën e tij të re dhe nuk do t’i jepte vetes notë për punën e deritanishme. Megjithatë, ai theksoi se në nivelin e përgjithshëm të Parlamentit janë vërejtur përmirësime në disa fusha të rëndësishme.

Gashi theksoi se ka pasur avancim të ndjeshëm në funksionalitetin, efikasitetin, transparencën dhe diplomacinë parlamentare, fusha që kanë qenë objektiva strategjike edhe para marrjes së tij të detyrës si kryeparlamentar.

Ai theksoi se këto përmirësime mund të dëshmohen me fakte dhe shifra konkrete. Megjithatë, Gashi pranoi se perceptimi i qytetarëve për Parlamentin mbetet një sfidë, duke theksuar se ndryshimi i këtij perceptimi është një proces i ngadalshëm.

“Në këto 30 vite të demokracisë sonë, është krijuar një perceptim negativ për Parlamentin.

Ne nuk mund të presim që kjo energji negative të zhduket menjëherë, por kemi hapur mjaft kanale për ta larguar atë”, tha ai.

Gashi shprehu shpresën se gjatë mandatit të tij, qytetari i zakonshëm, edhe ai nga ndonjë fshat i largët, do të ndihet krenar dhe i lumtur për Kuvendin që ka.

“Është shumë e rëndësishme që në fund të mandatit edhe ata që nuk na kanë votuar, të ndihen të kënaqur me punën tonë”, përfundoi Gashi.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ja arsyet pse nuk duhet të bëni dush kur jashtë ka stuhi

Story i radhës

Ibrahimi: Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë