gashi edhe me u cu bideni me ardhe ne aeroport te prishtines kurti sben me pranu marreveshje pa njohje reciproke 6508afac56328

Gashi: Edhe me u çu Bideni me ardhë në aeroport të Prishtinës, Kurti s’bën me pranu marrëveshje pa njohje reciproke

September 18, 2023
1 minut lexim

Aktivisti Shkëlzen Gashi tha se Asociacioni nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë pa njohje reciproke.

Ai në Pressing tha se Kosova ka lëshuar pe boll.

“Duhet me i thanë mos gabo me pranu Asociacionin pa e marrë njohjen, edhe deri këtu ku ke lëshu pe, ke lëshu shumë. Më shumë mos bjer se s’bën. Borrelli e Lajcaku i kanë thanë Asociacionin me bo, ky i ka thanë jo”, u shpreh ai.

Ai tha se edhe presidenti Biden me ardhë në Prishtinë me kërku Asociacionin, pa njohje, nuk duhet pranuar.

“Jo Asociacionin, edhe mu çu me ardhë Biden prej atjehit në Aeroport të Prishtinës, edhe me i thanë nënshkruaje pa e marrë njohjen defakto, qashtu të lodhtë qysh e ka Brukseli edhe Ohri, nuk bën me pranu. Kemi lëshu pe boll”, tha ai në Pressing

MARKETING

RENT A CAR

daku i ben dhurate gruas se katanes biletat e ndeshjes kunder cekise 6508af744d8be
Story i mëparshëm

Daku i bën dhuratë gruas së Katanës biletat e ndeshjes kundër Çekisë

emily ratajkowski feston me te njejtin minifustan me thurje sikur kylie jenner dikur 6508afb08dafa
Story i radhës

Emily Ratajkowski feston me të njëjtin minifustan me thurje sikur Kylie Jenner dikur

Të fundit nga

ShkoLartë