ryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në një intervistë për Kanal5 ka folur edhe rreth akuzave të BDI-së rreth deklaratës së tij se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është jozyrtare.
Gashi, nënvizoi se ne duhet që ti themi gjërat ashtu si janë. Dhe se në këtë mënyrë nuk jemi duke nënçmuar asgjë.
Poashtu, theksoi se duhet që të merremi me atë se pse gjuha shqipe është lënë si gjuhë jozyrtare e jo pse unë kam thënë se është jozyrtare.
“ Nuk dua të debatoj me ta. Unë mundohem të jem një politikan që i thotë gjërat ashtu siç janë, ndërsa mendoj se çdo individ që ka njohuri bazike por edhe të përgjithshme të drejtësisë, e di se ajo është ashtu. Nuk nënçmoni asgjë me atë që e tregoni të vërtetën.Duhet të merremi me atë se pse e kanë lënë në atë pozitë e jo pse e kam thënë unë ashtu”, deklaroi Gashi.
Burimi: alfax.mk