Kryetari i Kuvendit të Republika e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit të Shuras së Shtetit të Katari, Hassan bin Abdulla Al-Ghanim.
Gashi njoftoi se gjatë bisedës ka shprehur solidaritetin e Kuvendit dhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me popullin dhe institucionet e Katarit pas sulmeve të fundit me raketa dhe dronë.
“Në këtë bisedë shpreha solidaritetin e Kuvendit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me popullin dhe institucionet e Katarit pas sulmeve të fundit me raketa dhe dronë”, ka deklaruar Gashi.
Ai gjithashtu theksoi se gjatë bisedës është riafirmuar përkushtimi për paqe dhe stabilitet. “Riafirmova përkushtimin tonë për paqe, stabilitet dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit.
Në fund të bisedës, bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare.
Burimi: alfax.mk


