trump takon lideret e amerikes latine shpall koalicionin kunder karteleve te droges 69aca375d5fa6

Trump takon liderët e Amerikës Latine, shpall koalicionin kundër karteleve të drogës

March 8, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, takoi në Florida disa prej liderëve të Amerikës Latine për të shpallur krijimin e një koalicioni ushtarak kundër karteleve të drogës.



Nisma u prezantua gjatë samitit “Shield of the Americas”, në të cilin morën pjesë drejtues nga disa vende të Amerikës Qendrore, asaj Jugore dhe Karaibeve.

Trump argumentoi se kartelet e drogës përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë në rajon dhe për Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuadër, administrata e tij zgjeroi përfshirjen në Amerikën Latine, duke ushtruar presion ndaj Venezuelës, në atë që kulmoi me kapjen e presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduros.

Në samitin e së shtunës, Trumpi nënshkroi dekret për krijimin zyrtar të koalicionit kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

Në fjalimin pas kësaj, ai tha se rajoni i Amerikës Latine ka potencial të madh për zhvillim, porse, sipas tij, ai nuk mund të realizohet pa u goditur fuqishëm kartelet e drogës dhe organizatat kriminale.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi bisede telefonike me homologun nga katari shprehim solidaritet pas sulmeve te fundit 69aca2c27119f
Lajmi i mëparshëm

Gashi bisedë telefonike me homologun nga Katari: Shprehim solidaritet pas sulmeve të fundit

dy te lenduar ne aksident me makine prane demirhisarit shoferi ishte nen ndikim te alkoolit 69aca98f4ecef
Lajmi i radhës

Dy të lënduar në aksident me makinë pranë Demirhisarit, shoferi ishte nën ndikim të alkoolit

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë