Gashi befason me deklaratën për bisedën e Mimozës me Radoiçiqin: Ajo është viktimë

1 minut lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth bisedave telefonike të fundit të publikuara të shefes së LVV, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojqiç.

Gashi u shpreh se këto biseda telefonike mes dy palëve  janë të befasishme për të.

“Jam çudit nuk e kam pritë atë lloj komunikimi, afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes, atë lloj komunikimi, negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin sepse janë punë që ai duhet me e dhënë izën për me u bë” tha ai në emisionin “Sante”.

Tutje Arben Gashi shtoi se komunikimi me terroristin Radojçiq përderisa është në listë të zezë është vepër penale. 

 

Story i mëparshëm

A jemi të pabesë nga natyra?

Story i radhës

Hetimet tek Spitali Onkologjik, shpallen masat për tetë persona të përfshirë! Mes tyre mjekë dhe drejtues

Të fundit nga