​Gashi: Banjska ka treguar se qeveria serbe ndihmoi, orkestroi dhe financoi sulmin në Kosovë

min lexim

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka deklaruar se kanë paralajmëruar partnerët dhe miqtë e Kosovës për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia dhe armatosjen e vazhdueshme të paligjshëm të grupeve kriminale që në shumë mënyra janë të lidhura me Serbinë.

Gashi i bëri këto komente gjatë vizitës që i bën Ministrisë së Jashtme, përfaqësues të agjencive të lajmeve nga Evropa dhe bota, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”.

Gashi: Demokracitë nuk do të ecin përpara pa median e lirë

“Faleminderit KosovaPress-it për bashkimin e të gjitha agjencive në Kosovë, urime në radhë të parë për përvjetorin tuaj por edhe për bashkimin e kolegëve tuaj për të ndarë idetë dhe mendimet por edhe për të parë se si do të ecim përpara … demokracitë nuk do të ecin përpara pa median e lirë, lirinë e medias, por edhe elementin e shtypit të saj, prandaj për ne si vend ka qenë gjithmonë një prioritet kyç të kemi pluralitet në demokracinë tonë, por edhe të mbështesim shtypin dhe median e lirë. Në këtë aspekt dua të tërheq vëmendjen për atë se çfarë përfaqëson Kosova dhe si jemi përmirësuar në proceset demokratike, sepse siç e shihni, arsyeja jonë do të thoni se në shumë mënyra vendi ynë është një fener shprese në aspektin e treguesve demokratikë, dhe nuk e them këtë thjesht si përfaqësuese e një qeverie, por edhe kjo shkon në meritë të numrit të indekseve që kanë treguar se ku jemi si vend. Nëse shikoni Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, ne kemi lëvizur për 20 vende brenda atij indeksi. Nëse doni të shikoni Reporterët pa Kufij, indeksin e lirisë së medias, ne kemi lëvizur për 22 vende”, tha ajo, duke shtuar se në projeksionet për sundimin e ligjit dhe indeksin e shtetit të së drejtës në 2021 dhe 2022, Kosova ishte e dyta në botë për përmirësimin më të madh të shtetit të së drejtës.

Ajo u ndal edhe te situata aktuale, ku tha se Kosova është përballur me përpjekje të shumta për destabilizim në veri të vendit më 24 shtator.

Gashi: Serbia ndihmoi, orkestroi dhe financoi sulmin në Kosovë

“Ne i kemi paralajmëruar partnerët dhe miqtë tanë për kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia dhe armatimin e vazhdueshëm të paligjshëm të grupeve kriminale që në shumë mënyra janë të lidhura me Serbinë, këtu Banjska ka treguar se qeveria serbe jo vetëm që ishte e lidhur drejtpërdrejt, por ajo ndihmoi, orkestroi dhe financoi sulmin në Kosovë”, tha ajo.

Sipas saj, Kosova ka ofruar paketën më të madhe të mbështetjes ekonomike në rajon, për sa i përket përqindjes për PBB-në.

Gashi: Ideja është që të ndihmojmë qytetarët për të kapërcyer inflacionin

“Ideja është që të ndihmojmë qytetarët për të kapërcyer inflacionin por edhe për të nxitur krizën energjetike duke e bërë këtë në dimrin e vitit 2022, ne faktikisht ofruam subvencione për qytetarët në mënyrë që të sigurohemi që rritja e kostos së energjisë nuk do të ndikonte familjet në Kosovë”, tha ajo, duke shtuar se Kosova ka lulëzuar si një Republikë e re dhe kemi ardhur në një pikë ku duam të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë.

KosovaPress sot ishte nikoqire e konferencës ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, ku kanë marrëpjesë më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga Evropa dhe bota.

Paneli i parë është fokusuar në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.Ky panel është drejtuar nga Branka Gabriela Vojvodic nga Agjencia e Lajmeve Kroate HINA dhe përbëhet nga: Alan Marshall – drejtori PA Media Group të Mbretërisë së Bashkuar, Camille Bouissou nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Natalia Kostina nga Agjencia Ukrainase e Lajmeve UKRINFORM, Aimilios Perdiakris nga Agjencia Greke e Lajmeve ANA-MPA.

Në panelin e dytë, folës ishin presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, profesoresha universitare, Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët kanë paraqitur pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

Story i mëparshëm

Zelensky e shkarkon shefin e ushtrisë – gjenerali më i lartë ukrainas i drejtohet popullit

Story i radhës

Disa gjëra që mund t’i bëni në ditën e Shën Valentinit

Të fundit nga