Gashi: Alternativa është kundër zgjedhjeve, po punojmë që sa më shpejtë të marrim datë për fillim të negociatave

Kryetari i Partisë, Alternativa, Afrim Gashi në një deklaratë për media tha se pikat kryesore të këtij kongresi janë zgjedhja e kryetarit, zgjedhja e Kuvendit Qendror, Programit dhe Statusit.

Sa i përket ndonjë kundërkandidati të mundshëm, Gashi, tha se janë krijuar kushte që secili aspirant të ketë mundësi të barabartë të kandidojë.

“Ne duam që në mënyrë festive dhe demokratike ta bëjmë edhe këtë pjesë siç ishte pjesa e parë. Ne jemi miq dhe vëllezër mes veti, kush do që bëhet kryetar prej njerëzve që ishin në sallë nuk kam dilemë se do ta vazhdoje rrugën e cila ka qenë deri tani”, tha Afrim Gashi, raporton SHENJA.

I pyetur në lidhje me realizmin e pikave nga marrëveshja qeverisës, Gashi tha se në momentin kur do të shpallen zgjedhje, ai do t’i drejtohet opinionit me raport për çdonjërën prej pikave, a janë realizuar apo jo dhe cilat kanë qenë arsyet.

“Nëse do të kishin qenë çështje që do të afatizohen, do t’i kishim afatizuar që në fillim. Janë çështje të angazhimit tonë. Ato pika flasin se për çfarë ne angazhohemi në këtë përbërje të Qeverisë”, tha Afrim Gashi.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Gashi tha se ata mendojnë se nuk ka nevojë për zgjedhje në këtë moment.

“Po të kishim menduar se zgjedhjet janë opsion dhe zgjidhje në këtë moment, ne nuk do të ishim futur në Qeveri para tre muajve. Ne kemi qenë të bindur se në këtë moment të krizave të shumëfishta dhe shumë dimenzionale nuk ka asnjë kuptim të shkohet në zgjedhje. Por në moment ku parlamenti i ka 61 vota për të shkuar në zgjedhje ne duhet ta respektojmë atë mendim. Por Alternativa është kundër zgjedhjeve dhe ne po punojmë që sa më shpejt të marrim datë për fillim të negociatave”, u shpreh Gashi.

Story i mëparshëm

“Jemi parti e djathtë, të futemi në garë”- Ibsen Elezi vijon fushatën për kreun e PD, takon demokratët e Laçit!

Story i radhës

Formacionet zyrtare: Prishtina – Drita

Të fundit nga