gashi 2 gushti na kujton idealet e lirise dhe pergjegjesine per te forcuar shtetin 6a6f183356e7e

Gashi: 2 Gushti na kujton idealet e lirisë dhe përgjegjësinë për të forcuar shtetin

August 2, 2026
1 minut lexim
Screenshot 3

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, duke theksuar se kjo datë simbolizon vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti dhe përgjegjësinë e përbashkët për forcimin e tij.

Në mesazhin e tij, Gashi tha se 2 Gushti përkujton dy ngjarje kyçe të historisë së vendit – Kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903 dhe Mbledhjen e Parë të KAÇKM-së në Prohor Pçinski në vitin 1944, të cilat, sipas tij, përfaqësojnë aspiratën për një shtet të bazuar në liri, demokraci dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se rëndësia e kësaj dite nuk qëndron vetëm në trashëgiminë historike, por edhe në mënyrën se si qytetarët dhe institucionet i zbatojnë çdo ditë idealet mbi të cilat është ndërtuar Republika.

Gashi bëri thirrje për ripërtëritjen e angazhimit të përbashkët në forcimin e institucioneve, promovimin e integritetit, përgjegjësisë publike, drejtësisë dhe bashkëjetesës.

“Jam i bindur se, duke ruajtur frymën e bashkëjetesës, duke promovuar dialogun, respektin dhe përgjegjësinë institucionale, do të vazhdojmë të ecim përpara drejt një shteti më të zhvilluar, më demokratik dhe më prosperues, të vendosur në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian. Kjo është mënyra më e denjë për ta nderuar Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentarit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski ilindeni eshte deshmia se populli mund te pushtohet dhe nenvleresohet por kurre i nenshtruar 6a6f16e4b6974
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Ilindeni është dëshmia se populli mund të pushtohet dhe nënvlerësohet, por kurrë i nënshtruar

Të fundit nga

2 Gushti – Dita përkujtimore e gjenocidit ndaj romëve

Gjenocidi nazist ndaj romëve dhe sintëve, u kushtoi jetën rreth 500.000 vetëve, por u deshën dekada të tëra derisa Gjermania e njohu atë zyrtarisht. Po ashtu u deshën dekada derisa “Dita Evropiane e Përkujtimit të Holokaustit ndaj Romëve
ShkoLartë