Partia Social Demokrate do të jetë në mbështetje të Partisë Socialiste, kështu u shpreh anëtarja e PSD Rezarta Pode, pas përfundimit të mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka gjetur dakortësinë dhe me shumicë votash kanë kaluar rendin e ditës, ku PSD-ja i dha fund bojkotit dhe i dha dritën jeshile bashkëpunimit, mes të cilave më e rëndësishmja ishte dhënia e së drejtës dhe caktimi i përgjegjësisë së menaxhimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së plazheve publike nga shoqëria aksionere në pronësi të Bashkisë Shkodër.
“PSD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të PS. Edhe pse në 11 maj garuam të vetëm, vazhdimësia do të jetë e përbashkët. Çdo projekt vendim i mirë për Shkodrën do të jetë në mbështetje në PS.
Në zgjedhjet vendore të 2027 do të jemi në mbështetje të PS”, tha anëtarja e PSD Rezarta Pode.
Më pas këshilltarët kaluan një shtesë në buxhetin e vitit 2025, planin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor në Bashkinë Shkodër.
Burimi: botasot.info