Erik ten Hag nuk është më trajner i Manchester Unitedit.
Holandezi u shkarkua sot pas një starti të tmerrshëm të sezonit, por lojtarët e Unitedit gjetën kohë ta nderojnë.
Mes tyre spikatën më së shumti Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo, dy të rinjtë e Djajve të Kuq të cilëve ten Hagu ua dha besimin, duke i shndërruar në titullarë.
“Do të të jem gjithmonë mirënjohës, shef”, ka shkruar Garnachoja në Instagram.
“Faleminderit që besove në mua dhe më dhe rastin të luaj për klubin tim të fëmijërisë”, ishte ajo që Mainooja e kishte shkruar për ten Hagun, po ashtu në X.
Burimi: botasot.info