Gardisti Henri Haxhiraj ndërroi jetë pasi u vetëvra me armën e shërbimit, ngjarje e rëndë e ndodhur këtë të martë në kryeqytet.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raportoi se Haxhiraj u mbajt në jetë me aparatura, por nuk mundi t’ia dalë.
Sipas familjarëve, 37-vjeçari vuante nga depresioni.
“Henri Haxhiraj ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Plaga që kishte marrë në kokë, nuk është mundur të bëhej asgjë nga ana e mjekëve. Është mbajtur në aparatura. Sa u përket shkaqeve, mbeten të paqarta, por familjarët kanë deklaruare se ai ka shfaqur probleme me depresionin, për një kohë të gjatë. Duket se ka sjellë edhe aktin ekstrem të vetëvrasjes. Arma që ka përdorur, është arma e shërbimit. Haxhiraj ka qenë disa vite në Gardë, kolegë të tij kanë deklaruar se nuk ka shfaqur probleme të theksuara në vendin e punës. Po kryhen hetimet, pritet edhe një autopsi e trupit të pajetë”, raportoi gazetari Leka.
BURIMI: Bota Sot