garda revolucionare iraniane tregon se si mund te kalojne anijet ne ngushticen e hormuzit 69fb0b9da62ad

Garda Revolucionare Iraniane tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit

May 6, 2026
1 minut lexim

Pas një serie deklaratash nga Shtetet e Bashkuara lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, ka reaguar edhe pala iraniane.

Marina e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka paralajmëruar anijet që kalojnë në këtë rrugë detare kyçe të mos devijojnë nga rrugët e përcaktuara nga Teherani.

Ajo ka krijuar një organ të ri për të menaxhuar anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, raportuan mediat shtetërore, citon skynews.

Sipas IRIB, anijet që synojnë të kalojnë do të marrin një email nga adresa [email protected].

Në të kundërt, ato mund të përballen me sulme, thuhet në paralajmërim, shkruan skynews.

Ky kërcënim i ri vjen pas njoftimit të SHBA-së për operacionin “Projekti Liria”, që synon kalimin e sigurt të anijeve në ngushticë.

Sipas agjencisë Fars, IRGC ka deklaruar se “rruga e vetme e sigurt për kalim është korridori i shpallur më parë nga Irani”, dhe çdo devijim nga ajo do të konsiderohet i pasigurt dhe do të përballet me veprime të vendosura të marinës së IRGC-së.

Më herët, Irani kishte lejuar kalimin e anijeve në këtë rrugë strategjike kundrejt pagesave, duke përdorur kryesisht korridore pranë bregdetit të tij. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aksidenti me dy femije te vdekur ne durres policia me plan masash paralajmerohen ndeshkime te forta per shoferet e pabindur 69fb0b50a6ac1
Lajmi i mëparshëm

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur në Durrës/ Policia me plan masash, paralajmërohen ndëshkime të forta për shoferët e pabindur

klodi dhe elijona shihen bashke ne gjakove 69fb0d2e8452f
Lajmi i radhës

Klodi dhe Elijona shihen bashkë në Gjakovë

Të fundit nga

Klodi dhe Elijona shihen bashkë në Gjakovë

Ish-finalistët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi janë parë bashkë në Gjakovë. Kështu është bërë e ditur nga lexues, të cilët kanë shkrepur fotografi nga takimi
ShkoLartë