Skuadra nga Arabia Saudite prezantoi sot mega transferimin e Cristiano Ronaldos.
Ronaldo pranoi t’i bashkohet Al Nassrit si lojtar i lirë, në një marrëveshje dy vjeçare e gjysmë, që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në histori të futbollit.
Tani, gjatë prezantimit të Ronaldos për mediat foli edhe trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia, i cili tha se është tejet i lumtur me ardhjen e superyllit portugez.
Po ashtu, Garcia bëri edhe shaka me gazetarët e pranishëm, duke thënë se janë të mirëseardhur pas çdo ndeshjeje në të cilën do të shënojë Ronaldo.
“Normalisht, pas ndeshjes ka tre ose katër gazetarë. Ju lutem, të gjithë jeni të mirëseardhur të vini pas çdo ndeshje për të folur për golin e Ronaldos”, tha Garcia duke qeshur.
“Është një nder për mua por gjithashtu edhe për Al Nassr që të mirëpresim Ronaldon. Ai është një shembull, të gjithë e dinë këtë gjë”, shtoi më tej trajneri i Al Nassr.
Garcia tha se qëllimi i tij është që ta bëjë Cristianon të lumtur dhe ta bëjë atë që ta shijojë lojën me Al Nassr dhe të fitojë tituj me ta.