Garcia drejt largimit

1 minut lexim

Eric Garcia pritet të jetë njëri nga futbollistët që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të këtij janari.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se klubi katalunas është duke shqyrtuar tashmë të gjitha mundësitë për largimin e mbrojtësit.

Garcia thuhet se do të largohet për arsye se nuk është pjesë e planeve të klubit, pasi nuk e ka bindur trajnerin Xavi.

Barcelona është e gatshme për të ndarë rrugët me 22-vjeçarin, për të cilin raportohet se kërkon së paku 20 milionë euro.

Spanjolli me Barçën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Këtë sezon, Eric Garcia ka regjistruar 15 paraqitje, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MASH: Mësimi fillon më 23 janar, shkollat të shfrytëzojnë energjinë e subvencionuar

Story i radhës

Ballkani Perëndimor është më i rrezikuari nga Kremlini, ajo që Putin po përpiqet të bëjë në Kosovë dhe Bosnjë…

Të fundit nga