Gara për postin e nënkryetarit dhe sekretarëve, Sali Berisha prezanton emrat e pretendentëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur emrat e kandidatëve për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariatet dhe nënkryetarët.

Lideri historik i PD, u shpreh se një nga nënkryetarët duhet të ishte padiskutim nga zonjat. Por, theksoi ai, është vendosur që Kuvendin e Parë që do të thirret, Statuti do përcaktojë detyrimisht një nënkryetare që do jetë femër.

Sali Berisha: Kryesia miratoi propozimet e bëra në përputhje me statutin nga kryetari i saj për nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të PD, dhe sekretariatet e kësaj partie.

Për nënkryetarët, për dy vende u propozuan Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi.

Kurse për Sekretar të Përgjithshëm, Flamur Nokaj dhe Arben Ristani. Jo pa keqardhje them se një nga nënkryetarët duhet të ishte padiskutim zonjë. Por u vendos që Kuvendin e Parë që do të thirret Statuti të përcaktojë 1/3 e këtij forumi në nivelin më të lartë të jetë nga zonjat.

Tek sekretariatet dominojnë gra dhe vajza shumë të kualifikuara, prurje të reja në PD, por edhe drejtues të vjetër.

Pretendentët për sekretariatet

Organizata partnere

Ilirjana Kuçana
Megi Balliu

Sekretariati për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit

Ledina Mandia
Andia Pustnia

Sekretariati për të drejtat e njeriut

Elda Hoti

Bislim Ahmetaj

Sekretariti për organizimin

Ervin Minarolli

Aurel Bylykbashki

Sekretariati për integrimin

Edmond Spaho

Lediana Fratari

Sekretariati për marrëdhëniet me publikun

Jola Hysaj

Sara Bodo

Sekretariati për të përndjekurit

Indrit Hoxha

Bedri Blloshmi

Sekretariati për diasporën dhe organizatat e partisë jashtë Shqipërisë

Tritan Shehu

Lorenc Luka

Sekretariati për pushtetin vendor

Ylli Asllani

Dasho Aliko

Sekretariati për Çështjet Elektorale

Ivi Kaso

Çlirim Gjata

Gjykatësi i Partisë

Endira Bushati

Adriana Kalaja

Kandidatët do të votohen në Këshillin Kombëtar të PD-së në orën 17:00 dhe votimi do të jetë i hapur

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo që ndodhi nga një komentues nuk durohet, në mbrojtje të Granit Xhakës

Story i radhës

Kapet në Istog një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Të fundit nga

Juventus-Inter pakt?

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli u takua dje me homologun e tij të Interit, Steven Zhang

AlbanianMacedonianEnglish