gara per kreun e pd rivali i berishes ende pa axhende takimesh komisioni i rithemelimit ben apel 627d090349b9e

Gara për kreun e PD/ Rivali i Berishës ende pa axhendë takimesh, Komisioni i Rithemelimit bën apel

May 12, 2022
min lexim

Në mbledhjen e radhës së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, u diskutua kalendari i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD.

Komisioni bën të ditur se Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim.

Ndërkohë Ibsel Elezaj, nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për takime në degë.

“Bazuar në Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, pikat 3, 5, 7 dhe 9, kandidatët janë ftuar të dërgojnë pranë Komisionit një draft Kalendar.

Komisioni ka për detyrë që menjëherë pas marrjes së kërkesës nga kandidatët apo përfaqësuesit e tyre të kontaktojë me degët përkatëse dhe të sigurojë njoftimin e anëtarësisë për çdo takim.

Komisioni ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar çdo kandidati:

–         Listën dixhitale të anëtarësisë;

–         Ambjente pune dhe infrastrukturën e nevojshme elektorale si në Selinë Qëndrore ashtu edhe në selitë e degëve;

–         Listën e kontakteve të drejtuesve në cdo degë të PD;

–         Akses të plotë në zyrën e shtypit të PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale bën me dije që Komisioni mblidhet çdo ditë në orën 10.30.

Ai qëndron në gadishmëri për t’u mbledhur në çdo moment të ditës sa herë që ka nevojë për një vendimmarrje për të akomoduar çdo kërkesë të secilit kandidat, vendim që i është bërë më dije përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar.

Njëkohësisht, Komisioni i kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqëndruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative.

Komisioni është i angazhuar e do të vijojë punën me përkushtim për të garantuar garë të barabartë, proçedura transarente në mënyrë që demokratët të zgjedhin me votë të lirë, të fshehtë, të barabartë e të drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

konfirmoi lidhjen e re ja kush eshte e dashura bukuroshe e robert berishes foto lajm 627d084e7b85c
Story i mëparshëm

Konfirmoi lidhjen e re, ja kush është e dashura bukuroshe e Robert Berishës (FOTO LAJM)

google aktivizon enkriptimin fundor per bisedat ne grup ne aplikacionin messages 627d090a7a26e
Story i radhës

Google aktivizon enkriptimin fundor për bisedat në grup në aplikacionin Messages

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë