​“Gara për Gjakovë të Pastër”, shpërblehen disa shkolla

1 minut lexim

“Gara për Gjakovë të Pastër” për të tretin vit me radhë ka ndarë mirënjohje e shpërblime për të gjithë ata që kanë kontribuuar në forma të ndryshme, në pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit dhe veçanërisht në ripërdorimin e materialeve.

Triumfues të “Garës për Gjakovë të Pastër”, të cilët u shpërblyen me pako me mjete didaktike, janë shkollat: “Dëshmorët e Kombit”, “Kelmend Rizvanolli”, “Fehmi Agani”, “Mustafa Bakija”, “Yll Morina”, “Anton Çetta” dhe “Fan Noli”.

Për kontributin në pastrim dhe mirëmbajtje të hapësirave të gjelbra, u shpërblyen: Fshati Shqiponjë, fshati Skivjan dhe Bashkësia e katërt Lokale.

Mirënjohje u ndanë edhe për të gjitha institucionet dhe akterët mbështetës të kësaj fushate vetëdijësuese për ruajtjen ambientit, e cila do të vazhdojë traditën e saj edhe në vitet e ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lewandowski refuzon skuadrat angleze

Story i radhës

“25 mijë euro ose do të të vrasim”, shqiptarët kërcënojnë kamarierin pasi u hodhi “miellin” në tualet

Të fundit nga