Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit do mbyllet të premten – Ministri i Brendshëm do t’i propozojë Ramës emrin

1 minut lexim

Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.

Kandidatët:

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Skënder Hita

Story i mëparshëm

Gabriel: Po e presim Cityn në konakun tonë

Story i radhës

Mickoski në vënien e gurthemelit për ndërtimin e sallës së re sportive në SHFK “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në Gjorçe Petrov

Të fundit nga