Nënkryetari i PD Luçiano Boçi ka prezanton kandidaturën e tij për primaret e PD për Bashkinë e Elbasanit.
Në një deklaratë për mediat ai tha se i ka “borxh” qytetit të Elbasanit për t’i sjellë një jetë më të mirë.
“Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”, u shpreh ai mes të tjerash.