gara me taksat propozimet e ps dhe pd per qytetaret 67fe74446461c

Gara me taksat, propozimet e PS dhe PD për qytetarët

April 15, 2025
1 minut lexim

Partitë politike po garojnë për zgjedhjet e 11 majit edhe me programet e taksave, duke premtuar ulje të tyre për kategori të caktuar dhe përjashtime për një pjesë të bizneseve. Ndërkohë mbledhja e detyrimeve mbetet një problem për Shqipërinë.

Të dhënat tregojnë se ne grumbullojmë më pak se të gjithë vendet e rajonit të ardhura, ndonëse kemi pak a shumë të njëjtin nivel taksash me ta. Niveli i të ardhurave vlerësohet në 27.2 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto, duke qenë të parafundit në Ballkanin Perëndimor e duke lënë pas vetëm Kosovën.

Ndërkohë mbledhja e taksave ka qenë pak a shumë në të njëjtat nivele vitet e fundit.

Kjo dëshmon për një performancë të dobët të administratës, por edhe për nivelin e lartë të informalitetit dhe përjashtimeve fiskale që ka zbatuar qeveria në vite, me qëllim favorizimin e grupeve të caktuara të biznesit.

E teksa situata është kjo, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, cfarë premtojnë partitë politike?

Partia Socialiste i qëndron taksës progresive me tre fasha për pagat: 0; 13 dhe 23%. I ka shpallur luftë informalitetit dhe ka premtuar heqjen e përjashtimeve fiskale, rekomandim ky i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndryshime rrënjësore premtojnë demokratët.

Nëse vjen në pushtet, opozita angazhohet për të rikthyer taksën e sheshtë 10%; rishikimin e të gjitha politikave tatimore dhe stabilitet në legjislacionin fiskal, çka nënkupton që ligjet lidhur me taksat dhe tatimet të mos ndryshojnë shpesh.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nuk kalon iniciativa e frontit europian per mbajtjen e diskutimit mbikeqyres per tragjedine ne kocan 67fe6ee4915f0
Story i mëparshëm

Nuk kalon iniciativa e “Frontit Europian” për mbajtjen e diskutimit mbikëqyrës për tragjedinë në Koçan

osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i malit te zi 67fe7de020985
Story i radhës

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi

Të fundit nga

ShkoLartë