Komuna e Prishtinës ka organizuar dhe sponsorizuar Garën e Robotikës për Fëmijë.
Kjo është bërë me qëllimin e mbështetjes së talenteve të reja në teknologji e inxhinieri.
Kështu u shpreh i pari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili theksoi se “Gara e Robotikës është një rrugë emocionuese për fëmijët për të mësuar në mënyrë kreative dhe argëtuese”.
Fëmijët, tha ai, “zhvillojnë aftësitë e tyre në programim, ndërtim, dhe bashkëpunim në mënyrë të vërtetë krijuese”.
Rama u shpreh i gëzuar që po kanë mundësi të ndihmojnë “të rriten gjeni të ardhshëm të inxhinierisë dhe teknologjisë”.