9
Shkup, 24 nëntor – Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar tifozët e FC Shkupit me rastin e 35 vjetorit.
Urime të përzemërta për 35-vjetorin e Shvercerave, zemrën dhe shpirtin e F.C. Shkupi! Për tri dekada e gjysmë, keni qenë zëri dhe fryma e këtij klubi, një shembull i pashoq i dashurisë dhe besnikërisë për futbollin dhe komunitetin tonë. Në çdo moment, qoftë fitore apo sfidë, keni treguar se fuqia e një ekipi vjen nga zemrat që rrahin për të. F.C. Shkupi dhe Shvercerat janë një trup dhe një shpirt, një familje që ecën përpara së bashku. Lavdi për të shkuarën, krenari për të tashmen dhe shpresa për një të ardhme akoma më të ndritur!
https://www.facebook.com/visar.ganiu.7/posts/pfbid0hJtZzXGsqTTKbFHiELzqroEbnHEP78njWvZ7murc7uR3RQgbVPehJHMYqxP43Zp9l
BURIMI: zhurnal.mk