🔤🇦🇱 114 Vjetorin e shkronjave tona të shtrenjta e festuam bashkë me nxënës, mësimdhënës, prindër dhe veteranë të arsimit në shkollën komunale të Çairit që bartë emrin e momentit më të madh kombëtarë “Kongresi i Manastirit”.
Duke shënuar këtë datë mjaftë të rëndësishme për shqiptarët anembanë botës ne sot nderojmë veten, nderojmë kombin, nderojmë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Të përkulur para sakrificës së gjeneratave të shumta që dhanë kontributin e pashoq në rrugëtimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, neve na mbetet si obligim moral e kombëtarë që gjuhën tonë ta mbajmë në piedestalin më të lartë dhe bashkë me Flamurin🇦🇱 kombëtarë të mbeten gjëja më e çmueshme për të gjithë shqiptarët.
Â
Burimi:________