Edhe fundjavën po e shfrytëzojmë për promovimin e Çairit dhe për hapjen e mundësive për bashkëpunim ndërkufitar. Prezantova komunën tonë, por edhe u informova për mundësitë që mund të na çojnë drejt një bashkëpunimi tejet të shkëlqyeshëm me komunat e Republikës së Bullgarisë.
Përmes konferencës “Kontributi qytetar në ndërtimin e besimit, unitetit dhe aleancës” që u mbajt sot në Universitetin FON dhe ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, eurodeputetin, raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut Ilhan Kyçuk, kryetarë komunash, përfaqësues të BNJVL-së, profesor, studentë theksova se se gjithmonë duke synuar përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, Komuna e Çairit arriti të realizojë një varg projektesh të financuara nga institucionet ndërkombëtare për përmirësimin e shërbimeve komunale në të gjitha fushat.
Shpreha gatishmeri të plotë për bashkëpunim me komunat e Bullgarisë dhe përkujtova me këtë rast se ne konsiderojmë që bashkëpunimi ndërkufitar si një mekanizëm për një bashkëpunim të fuqishëm rajonal me qëllim të rritjes ekonomike, zhvillimit të qëndrueshëm rajonal, konkurrëncës në biznes në nivel rajonal.
Komuna e Çairit posaçërisht është e interesuar në shfrytëzimin e përvojave të Bullgarisë në implementimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, zhvillimit dhe promovit të trashëgimisë kulturore, përkrahjes në krijimin e vendeve të reja të punës, etj.
Të fundit nga
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Erdogan përmes
Në një deklaratë për mediat, nga selia e Partisë Socialiste, kryetari i PS në Tiranë, Erion
Në buletinin e policisë, njoftohet se dje, në ora 06:57 në Stacionin policor në Karposh në
Robert Aliaj ka reaguar ditën e sotme për deklaratën e Lorencit, i cili tha se ka
Në Akademinë e Forcave Ajrore Bullgare “Georgi Benkovski” të hënën nisi Java e Parë Ndërkombëtare Kadet-Studentë.