Ganiu priti në takim ambasadorin japonez

November 30, 2022
1 minut lexim

Shkup, 30 Nëntor – Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sawada Hironori na nderoi sot me vizitën e tij në Komunën e Çairit.

 

Gjatë takimit me shkëlqesinë tij Hironori, ku i pranishëm ishte edhe Jano Takamasa, drejtor gjeneral i Korporatës Mitsubishi për rajonin e Ballkanit, prezantova komunën tonë dhe përpjekjet që ne po bëjmë si pushtet vendor për përmirësimin e jetesës së bashkëqytetarëve tanë. Ndërkohë që u zotova se thelllimi i bashkëpunimit mes institucioneve tona do të thellohet në të ardhmen.

Me mysafirët ndoqëm edhe aktivitetin edukativ rajonal “Geo rojet” – Luaj për Natyrën, në realizim të asociacionit artistik Art Link, korporatës Mitsubishi dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë.

Me këtë rast nxënësit e Shkollës Fillore të Çairit, “Vasill Gllavinov” përmes lojës që u realizua në Sallën komunale u shoqëruan dhe mësuan shumëçka për mjedisin jetësor.

🇯🇵🇦🇱 🇲🇰 Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sawada Hironori na nderoi sot me vizitën e tij në Komunën e…

Posted by Visar Ganiu on Wednesday, November 30, 2022

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Griezman i pakënaqur: Ja çfarë i thashë gjyqtarit pas sfidës

Story i radhës

Mbrohet zyrtarisht Juventusi

Të fundit nga

ShkoLartë