Shkup, 17 Nëntor – Sonte në emisionin “ Rruga drejt” i ftuar ishte Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
I pyetur për investimet në komunën që ai drejton, Ganiu tha se për një komunë me rëndësi shumë të madhe, ka investim prej vetëm 1 milion eurove dhe se janë në status quo.
“Projekte për vitin 2020-2022, pa hyrë në detaje, për një komunë shumë të rëndësishme, ne kemi investime vetëm 1 milion euro, kjo tregon gjithçka, pra nuk do të thotë që ka ndonjë pengesë, por nuk ka as progres”, tha Ganiu.
Nuk është faji im, premtimin e kam bërë bashk me ekzekutivin, nuk kam dalë kokë në veti, kështu tha Visar Ganiu i pyetur për rikonstruimin e palestrës sportive “Partizani”.
“Është fakt që kam premtu për rikonstruimin e palestrës sportive “Partizani”, por nuk e kam premtu vet, e kam premtu bashkë me ekzekutivin, e kam premtuar me drejtorin e Agjensionit për Rini dhe Sport, por akoma nuk ka filluar, unë nuk kam dalë kokë në veti”, tha kryetari i Çairit.
Ganiu shtoi se shigjetat i drejton në drejtim të tij, por këtu fajin e ka ekzekutivi.
I pyetur më tej në lidhje me procedurën për ndërtimin e rrugës te Çaircanja, Ganiu tha se do jetë problem shpronësimi.
“Do të jetë sfidë dhe problem shpronësimi i objekteve për ndërtimin e rrugës te Çaircanja”, duke shtuar se ka kaluar faza e vlerësimit.
“Është bërë shpallja për të zgjedhur operatorin për vlersimin e objekteve, ajo fazë ka kaluar. Operatori i cili e ka marë është në teren. Pas vlersimit ne fillojmë bashkëpunimin me qytetarët për shpronësimin e objekteve”, tha Ganiu.
Do të jetë sfidë, por është shkarkim i mbingarkesës dhe se mbi 98 % e qytetarëve janë e përkrahin këtë ide. Komuna e Çairit e ka prioritet ndërtimin e garazheve në kate, por që ligji është bllokuar në Qeveri.
“Problemi te planet detale dhe kur të kalojë ky plan, ne nuk mund të zgjedhim ose me partneritet, ose komuna ta ndërtojë vetë, ose atë tokë ta shes, me dedikim që personi që e blen të ndrëtojë garazhe në kate.
Por ligji është bllokuar ende”, tha Ganiu.
Ai shtoi se zgjidhja e vetme dhe më se e nevojshme e komunës së Çairit janë garazhet në kate.
Burimi: zhurnal.mk